Të dielën, Zinedine Zidane do ta zhvillojë finalen e tij të nëntë si trajner i Real Madridit. Legjenda franceze nuk e ka humbur asnjërën nga tetë finalet e mëparshme si trajner.
Ai ka fituar në tri finale të Ligës së Kampionëve (2016, 2017, 2018), si edhe në dy finale të Superkupës Evropiane (2017, 2018), dy finale të Kupës së Botës për Klube (2016, 2017) dhe një finale të Superkupës së Spanjës (2017).
Nëse Zizou ia del që ta fitojë edhe trofeun e dytë të Superkupës së Spanjës këtë fundjavë, ky do të jetë trofeu i dhjetë me Realin (duke përfshirë edhe titullin e La Ligas për sezonin 2016/2017) duke iu afruar rekordit Miguel Munoz (që i ka fituar 14 trofe) si trajneri më i suksesshëm në histori të Los Blancos.
Zinedine Zidane me trofeun e Lugës së Kampionëve të vitit 2017 (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)
Në përgjithësi, Zidane i ka fituar 66 për qind të ndeshjeve që i ka drejtuar (124 fitore, 40 barazime dhe 22 humbje) gjatë dy qëndrimeve te Mbretërit (janar 2016 – qershor 2018 dhe mars 2019 – deri më tani).
Rivali i kryeqytetit, Atletico Madrid, do të jetë kundërshtari i Realit në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën. Los Rojiblancos e eliminuan Barcelonën në gjysmëfinale. /Telegrafi/
| Gara | Kundërshtari | Rezultati |
| Liga e Kampionëve | Liverpool | 3-1 |
| Kupa e Botës për Klube | Gremio | 1-0 |
| Superkupa e Spanjës | Barcelona | 2-0 dhe 1-3 |
| Superkupa e Evropës | Manchester United | 2-1 |
| Liga e Kampionëve | Juventus | 1-4 |
| Kupa e Botës për Klube | Kashima | 4-2 |
| Superkupa e Evropës | Sevilla | 3-2 |
| Liga e Kampionëve | Atletico Madrid | 1-1 |
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...