Eurodeputetja Ramona Strugariu i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, përmes së cilës ka sqarime lidhur me çështjen e deportimit në Turqi të gylenistit Harun Çelik.
Në letrën e saj, ajo ka dërguar që t’i bëhen të ditura rrethanat dhe baza ligjore nën të cilat është ndërmarrë procedura e dëbimit të Çelik.
Ajo ka kërkuar edhe që të vihet në dijeni nëse mësuesi turk ka kërkuar azil politik dhe si është zhvilluar kjo procedurë.
Strugariu kërkon sqarim nëse Turqia kishte nisur ligjërisht një kërkesë ekstradimi për Çelik dhe nëse një gjykatë në Shqipëri kishte vendosur për deportimin e tij.
Në postimin e saj në Twitter ku ka bërë publike letrën, Ramona Strugariu i është drejtuar gjithashtu kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe ambasadores shqiptare në Rumani, Suela Janina.
Ajo thekson se nëse Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian atëherë në fillim duhet të zbatojë rregullat e saj.
President @ilirmetazyrtar, Prime Minister @ediramaal, Minister @SanderLleshaj, Chair @taulantballa, Ambassador @suelajanina, we need some clear answers on t/ situation of t/ forced expulsion of #HarunÇelik. @Europarl_EN @RenewEurope @AlMissionEU pic.twitter.com/tTiEdfQDEa
— Ramona Strugariu MEP (@RamonaStrugariu) January 8, 2020


Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...