Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019, Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar.
“Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie”, shkruan Basha.
Më tej shton:
“Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses,” shoqëruar me këtë link: http://www.fitchsolutions.com/country-risk-sovereigns/index-signals-political-legitimacy-livelihoods-and-ethnic-tensions-bring-more-risks-2020-09-12-2019.

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...