Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka demantuar zërat dhe deklaratat e ndryshme që po qarkullojnë se tashmë një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së tashmë është punë e kryer.
Bislimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha hamendësimet dhe thirrja në ‘burime’ lidhur me marrëveshjen LVV-LDK janë shumë larg të vërtetës.
“Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë këta: Gjithë këto spekulime e hamendësime dhe këto gjoja ‘burime’ janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës”, ka shkruar Bislimi.
“Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej)”, ka thënë nënkryetari i LVV-së, përcjell Telegrafi.
Takimi i sotëm i liderëve të dy partive, LVV dhe LDK, që synojnë koalicionin qeverisës, ka qenë i dyti, pas takimit të ditës së martë, i cili ndodhi pas një ndërprerjeje të takimeve që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se sot ka pasur përafrim të qëndrimeve për formim të koalicionit qeverisës, dhe se nesër do të vazhdojnë takimin.
“Takimi ka përfunduar, kemi një lëvizje në përpjekjen për ta arritur marrëveshjen mes të dy palëve. Do të kemi edhe një takim nesër, për detaje do t’ju njoftojmë me kohën”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së Besnik Mustafa pas përfundimit të takimit, para medieve në Kuvendin e Kosovës.
Pas takimit të Albin Kurtit me Isa Mustafën edhe Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se ka përafrim qëndrimesh në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Në një komunikatë të LVV-së ëshë konfirmuar se takimi i radhës mes dy liderëve do të mbahet nesër.
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...