Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu ka drejtuar popullit amerikan me një fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit të Iranit me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak.
Presidenti amerikan ka thënë që Irani nuk do të ketë asnjëherë armë bërthamore.
“Për sa kohë unë të jem President i SHBA-së, Irani nuk do të lejohet kurrë që të ketë armë bërthamore”, ka thënë Trump.
“Asnjë amerikan nuk është lënduar nga sulmi i Iranit,asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë dhe ka pasur vetëm dëme të vogla”, ka thënë Presidenti amerikan në fjalimin para popullit amerikan.
“Irani ka kërcënuar botën e civilizuar, javën e kaluar ne ndaluam një terrorist të rrezikshëm që kërcënoi jetërat amerikane”, tha Trump./ Gazeta Express.
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje