Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rritë rrezikun për goditje ose atak të mundshëm në zemër.
Hulumtuesit vëzhguan 56 mijë të rritur me hipertension dhe presion të lartë të gjakut, të cilët u monitoruan nga hulumtuesit e Universitetit “ Yang-Ming”, Tapei, transmeton Klan Kosova.
U shqyrtuan qetësuesit si ibuprofen, celecooxib, mefenamic acid, diclofenac dhe naproxen. Shumica e pacientëve nuk ishin në dijeni se qetësuesi u nxiste akoma më shumë shtimin e presionit të gjakut.
“Rezultatet tona japin informacion të rëndësishëm veçanërisht për pacientët me hipertension”, tha Dr. Chia Hsuin Chang.
Disa kardiologë kanë bërë po ashtu thirrje për mbajtjen nën kontroll të këtyre ilaçeve, pasi njerëzit që merrnin ibuprofen kishin 31% të rrezikshmërisë të një arresti kardiak.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...