
Qassem Soleimani
Vrasja e gjeneralit kryesor iranian, Qassem Soleimani, në një sulm ajror amerikan me dron, ka çuar në kulm tensionet mes Iranit dhe SHBA-së.
Një tjetër kërcënim ka ardhur për presindentin amerikan, dhe këtë herë nga e bija e gjeneralit të vrarë, Zeinab Soleimani.
Duke folur përballë një turme të madhe, vajza e Soleimanit paralajmëroi se SHBA-ja do të përballet me “ditë të zeza” pas vdekjes së babait të saj.

Më tej, ajo shtoi se plani djallëzor i Trump për ndarjen mes dy kombeve, Irakut dhe Iranit, ka dështuar.
“Hej, i çmenduri Trump, ti je simbol i budallallëkut dhe një lodër në duart e sionisteve. Mos mendo se me vrasjen e babait tim mori fund gjithçka. Ditë të zeza do të vijnë për ju! Trump, ti kumarxhi impulsiv, plani yt djallëzor për të shkaktuar ndarje mes dy kombeve, Irakut dhe Iranit, me gabimin tënd strategjik të vrasjes së Qasem dhe Abu Mahdi ka dështuar duke shkaktuar unitet historik mes dy kombeve dhe urrejtjen e tyre të përjetshme të ndërsjelltë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha ajo./sotnews/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...