Një debat i ashpër ka ndodhur mes dy vëllezërve në Fushë-Krujë, ndërsa fatmirësisht nuk rezultoi fatal.
Sipas burimeve të Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllai i vogël godet me thikë vëllanë 6 vite më të madh, duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Luz të Fushë-Krujës.
Policia ka arrestuar autorin, ndërsa vëllai i tij i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I arrestuari është O.O., 16 vjeç. I riu, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë vëllanë e tij, A.O., 22 vjeç.
I riu tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Gjatë kohës që dy vëllezërit debatonin me njëritjetrin, në banesë ndodheshin edhe familjarë të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë në momentin që 16-vjeçari kishte rrëmbyer thikën e bukës për të qëlluar mbi 22-vjeçarin.
Dëshmitë e protagonistëve dhe të dëshmitarëve janë të njëjta, ndërsa debati ka nisur pasi vëllai i madh i kishte kërkuar llogari të voglit përse nuk e dëgjonte.
“Nuk kishte asnjë lloj arsye që situata të shkonte deri në përdorimin e thikës. Ishte një debat mes dy vëllezërve, debat i cili agravoi llaf pas llafi, deri në përdorimin e thikës nga djali i vogël. Shkak për këtë situatë u bë fakti se djali i madh i kërkoi llogari të vëllait të tij gjashtë vite me të vogël, pasi ky i fundit nuk e dëgjonte”, kanë thanë familjarët për grupin hetimor.
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...