Ka filluar në qytetin iranian të Ahvaz-it ceremonia e nderimit të trupit të pajetë të gjeneralit Qasem Soleimani, i cili u vra përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane.
Agjencia shtetërore e lajmeve, IRIB, raportoi të dielën se trupi i ushtarakut të lartë është kthyer në atdhe në orët e hershme të 5 janarit dhe është dërguar në Ahvaz, qytet që shtrihet në pjesën jugperëndimore të republikës islamike.
Kjo agjenci publikoi pamje të një arkivoli të mbuluar me flamurin iranian, i cili u nxor nga një aeroplan. Dhjetëra mijëra persona dolën në rrugët e Ahvaz-it për ta nderuar trupin e gjeneralit Soleimani.
Trupi i tij do të dërgohet edhe në Mashad dhe Tehran para se të varroset në vendlindjen e Soleimani-t, në Kerman, të martën, më 7 janar.
Si komandant i forcave Kuds, ai i kishte udhëhequr operacionet klandestine dhe ushtarake të Iranit në vendet e rajonit.
Soleimani e ka ndihmuar edhe pushtetin e diktatorit sirian, Bashar al Assad, dhe dyshohej se kishte gisht në vrasjen e shumë civilëve, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C