Më shumë se 250 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës vetëm në vitin 2019.
Ata janë intervistuar nga prokurorë ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.
Janë bërë gati pesë vjet që kur kjo gjykatë është votuar në Kuvendin e Kosovës, mirëpo deri tash nuk është ngritur asnjë aktakuzë.
Gjatë muajit dhjetor, Halil Çadraku nga Prizreni është paraqitur në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai është intervistuar për 9 orë si i dyshuar për krime lufte në Kosovë, raporton rel.
Ai tash është i papunë e gjatë luftës në Kosovë ka qenë pjesëtar i UÇK-së në rajonin e Prizrenit.
Për krime lufte, ai është mbajtur në burg nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, menjëherë pas përfundimit të luftës. Ai nuk beson se do të ketë aktakuzë ndaj tij nga Specialja.
Në zyrën e Prokurorit të Specializuar janë paraqitur edhe shumë figura politike në Kosovë, përfshirë kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje pikërisht për arsye të ftesës që mori.
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...