Irani dhe “kombet e lira të rajonit” do të hakmerren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vrasjen e Gjeneralit të Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani.
Kështu është shprehur Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, pas lajmit se Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan ditën e premte, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.
“Nuk ka dyshim se kombi i madh i Iranit dhe kombet e tjera të lira të rajonit do të hakmerren për këtë krim makabër nga Amerika kriminele”, tha Rouhani, duke iu referuar aleatëve të Iranit në Lindjen e Mesme.
“Martirizimi i Soleimanit nga Amerika agresore dhe kriminele ka trishtuar zemrën e kombit iranian dhe kombeve të tjera të rajonit. Vdekja e Gjeneralit ka dyfishuar vendosmërinë e Iranit dhe kombeve të tjera të lira për t’i bërë ballë bullizmit të Amerikës dhe për të mbrojtur vlerat e Islamit. Ky akt i turpshëm dhe burracak është një shenjë tjetër që tregon se sa e dëshpëruar është Amerika dhe e dobësisë së saj në rajon”, lexohet në një komunikatë të postuar në faqen zyrtare të qeverisë iraniane.
Edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei ka paralajmëruar për “hakmarrje të ashpër” ndaj “kriminelëve që kanë lyer duart e tyre me gjak”.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...