SHBA ka vazhduar të bëjë përforcime në bazat dhe pikat e saj në Siri që gjenden në zonat e pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale në Haseke, ushtria amerikane dërgoi 250 kamionë të ndara në tri autokolona gjatë javës së kaluar përmes vendkalimit kufitar Al-Walid në kufirin Irak-Siri.
Së fundmi, 130 kamionë u panë në autokolonën që hyri dje në Siri.
Mësohet se në kamionë gjendeshin automjete 4×4, armë të rënda dhe municione, si dhe materiale ndërtimore.
Pas operacionit antiterrorist turk “Burimi i Paqes”, SHBA përqendroi praninë e saj në Siri në fushat e naftës nën pushtimin e YPG/PKK-së dhe dërgoi qindra kamionë të organizuar në autokolona.
– Prania ushtarake e SHBA-së në Siri
Forcat amerikane janë të pranishme në 11 baza ushtarake dhe pika në zonat e okupuara nga YPG/PKK në provincat Haseke, Raka dhe Deirizor në Siri.
Më 15 tetor 2019, komandantët amerikanë u premtuan krerëve të fiseve me të cilët u takuan në Deirizor se nuk do të tërhiqeshin nga rajoni.
Presidenti amerikan Donald Trump më 23 tetor tha se kanë siguruar fushat e naftës në pjesën lindore të vendit dhe se disa trupa amerikane do të mbeten atje.
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...