Dita e parë dhe e dytë e vitit 2020 nuk shënoi asnjë lindje në maternitetin “Xhafer Gongoli” të qytetit të Elbasanit. Referuar statistikave ky qark është një ndër më të prekurit nga shpopullimi.
Instituti i Statistikave thekson se në 3-mujorin e fundit të 2018 janë numëruar 864 fëmijë të lindur ndërsa në 3 mujorin e fundit të 2019 kjo shifer ka zbritur në 735 bebe të lindura.
Sipas qytetarëve arsyeja kryesore e uljes së lindshmërisë ka të bëjë ekonominë e dobët të familjeve, ndërsa për të rinjtë prioritet mbetet emigrimi.
Sa i përket numrit të fëmijëve çiftet e reja mjaftohen me dy fëmijë.
Gjatë vitit 2019 në Elbasan janë regjistruar 1300 lindje, nga të cilat mesatarja ditore ishte 6-7 lindje në ditë./oranews
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic