Clinton u bë rektorja e 11-të nderi e Universitetit në Belfast, ndërsa njëkohësisht edhe gruaja e parë që ka marrë këtë titull
Ish-shefja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton, është emëruar rektore nderi e Universitetit Queen në Irlandën e Veriut.
Clinton u bë rektorja e 11-të nderi e Universitetit në Belfast, ndërsa njëkohësisht edhe gruaja e parë që ka marrë këtë titull.
Misioni pesë vjeçar i rektorit që do të kryhet nga Clinton është më natyrë ceremoniale.
Clinton vizitoi Irlandën e Veriut në vitin 1995 si gruaja e presidentit të atëhershëm Bill Clinton. Bill Clinton ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi vendin gjatë mandatit të tij./AA
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...