Mikel Arteta beson se Granit Xhaka do të qëndrojë në Arsenal edhe pas afatit kalimtar të janarit, me gjithë thashethemet e shumta se mesfushori shqiptar do t’i bashkohet Hertha Berlinit në ditët në vijim.
Muajt e fundit është pritur shumë që Xhaka ta braktisë Arsenalin në janar apo në fund të këtij sezoni, pasi i prishi marrëdhëniet me tifozët e klubit në fillim të sezonit.
Menaxheri i tij, Jose Noruguera, ka konfirmuar se tashmë është arritur një marrëveshje mes Xhakës dhe Hertha Berlinit dhe se i mbetet klubeve të pajtohen për transferimin e lojtarit.
Por, trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk është i sigurt për këtë. Ai mendon se 27-vjeçari nga Kosova do të mbetet në Emirates.
“Mendoj se ai do të qëndrojë”, tha Arteta për gazetarët, pas fitores së Arsenalit 2:0 kundër Manchester United, në një takim ku përfaqësuesi i Zvicrës luajti shumë mirë të mërkurën mbrëma.
“Ai është shumë i mirë. Mua më pëlqen ai vërtet shumë. Duke e parë mënyrën sesi duam të luajmë, do ta bëjmë atë të qëndrojë, sepse ai mund të jetë lojtar shumë i madh për këtë klub”, shtoi Arteta.
I pyetur nëse Xhaka i ka dhënë garanci për të ardhmen e tij, Arteta ngurroi për buzëqeshi duke u përgjigjur: “Po, më ka dhënë, po.” /Express/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...