Në një përleshje që shpërtheu në një burg në veri të Meksikës, 16 të burgosur u vranë dhe pesë u plagosën, thanë zyrtarët.
Përleshja shpërtheu në orën 2.30 pasdite me kohën lokale në burgun e shtetit meksikan të Zacatecas, me media lokale që raportojnë se rasti kishte të bënte me një ndeshje futbolli.
Ministria e Sigurisë Publike nuk komentoi mbi shkakun e përleshjes, por tha në një deklaratë se situata e burgut tani është nën kontroll dhe se emrat e të vrarëve do të bëhen të ditur.
Pas një zënke, te njëri prej të dënuarve u gjet një armë. Në kërkime shtesë të policisë u gjetën edhe tre armë dhe lloje të ndryshme të thikave.
Qeveria ka filluar një hetim për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës për nisjen e të shtënave, si dhe se si armët shkuan në burg.
Pas kësaj ngjarje, masat e sigurisë do të rriten në burgjet në të gjithë këtë shtet në veri të Meksikës.
Burgjet meksikane janë skena e trazirave të shpeshta dhe dhuna që shpesh përfundojnë në fatalitete./Ksp/
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...