Një shkencëtar në Kinë i cili pretendon se kishte krijuar foshnjat e para në botë të edituara gjenetikisht është burgosur për tre vjet.
He Jiankui u dënua për shkelje të një ndalese të qeverisë duke kryer eksperimentet mbi embrionet njerëzore, në një tentim për t’ju dhënë atyre mbrojtje kundër HIV.
Ai u dënua globalisht kur njoftoi për eksperimentet e tij dhe lindjen e bebeve binjake, në nëntorin e kaluar.
Agjensia e lajmeve Xinhua gjithashru tha se një fëmijë i tretë kishte lindur në të njëjtën kohë, i cili nuk ishte konfirmuar më parë.
Përveç dënimit me burg Jiankui u gjobit edhe me 430,000 dollarë.
Gjykata gjithashtu dha dënime më të ulëta për dy burra, Zhang Renli dhe Qin Jinzhou, për komplotin me He Jiankui për të kryer eksperimentet.
“Ata kanë kapërcyer vijën e fundit të etikës në kërkimin shkencor dhe të etikën mjekësore”, shtoi gjykata./kk/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...