arbresh.info, ju sjellë filmat më të mirë që mund ti shikoni në natën e ndërrimit të viteve.
Miracle on 34th Street (Mrrekulli në rrugën numër 34)

Prodhim i vitit 1947 – Rrëfen jetën e një vajze që ka humbur besimin ndaj baba dimrit.
Home Alone (I Vetëm në Shtëpi)

Edhe pse këtë film deri më tash e kemi shikuar ndoshta me dhjetëra herë, me të njëjtën entuziazëm vazhdojmë ta shikojmë Kevinin, i cili mundohet ta mbrojë shtëpinë e tij nga hajdutët.
The Holiday – (Pushimet)

Ju pret një film i mrekullueshëm romantik-komedi. Ndërsa është e mahnitshme të shikosh bashkë Kate Winslet dhe Cameron Diaz.
A Christmas Tale (Një Përallë Krishtlindjeje)

Gërmimet arkeologjike që bëhen në prag të Krishtlindjeve në Veriun e Finlandës, rezulton me rishfaqjen e baba dimrit përsëri. Por ky nuk është nga baba dimrat që e njohim të gjithë ne, sepse me shfaqjen e tij, fëmijët që jetojnë në qytezë fillojnë të zhduken në mënyrë misterioze …
Love Actually – (Dashuria Gjithkund)

Askush nuk mund të ikë nga dashuria! E kjo dëshmohet me këtë film që përqendrohet në histori të ndryshme dashurie që ndodhën dy muaj para Krishtlindjeve./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit