Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar kërcënimin që i është bërë nga anëtari i Nismas Socialdemokrate, Haxhi Hoti.
Kurti, tha se janë organet e sigurisë ato të cilat merren me këtë rast.
“Për besë janë organet e sigurisë, që i vlerësojnë këto gjëra, mirëpo ashtu siç unë nuk jam John Kenedy, nuk është as ai person Lee Harvey Osëald, prandaj nuk mendoj që është një gjë e rëndësishme”, u shpreh Kurti, duke mos dashur të flas më shumë për këtë çështje.
Ndryshe, kandidati për deputet nga radhët e partisë, Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti është arrestuar mëngjesin e sotëm për veprën penale “Shtytje në vrasje”, kjo pasi që ai mbrëmë përmes një shkrimi në “Facebook” dyshohet se kërcënoi publikisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ndaj Hotit është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë./arbresh.info
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...