Të paktën pesë persona janë plagosur në një shtëpi të një rabini në Nju Jork, deklaruan autoritetet.
Në shtëpinë në veri të Nju Jorkut po mbahej një festim religjioz i ortodoksëve i njohur si “Hanukkah” në kohën kur sulmuesi u fut brenda.
I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por më vonë është ndaluar nga autoritetet. Arsyet e sulmit nuk janë bërë ende të qarta. Një nga viktimat ishte therrur me thikë të paktën gjashtë herë, deklaruan autoritetet.
Sulmi erdhi një ditë pas paralajmërimit të policisë se janë duke patrolluar lagjet ku banojnë jahuditë për shkak të rritjes së anti-semitizmit dhe kërcënimeve për sulme. /rel
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...