Një varkë që po barte emigrantë në Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani është fundosur në liqenin Van në lindje të Turqisë, ku raportohet për shtatë persona të vdekur.
Liqeni është në afërsi të kufirit me Iranin, nga ku migrantët shpesh kalojnë në Turqi në udhëtimin e tyre drejt Evropës, transmeton portali arbresh.info.
Gjashtëdhjetë e katër persona janë shpëtuar dhe dërguar në spitalet dhe strehimoret në afërsi.

Incidenti ndodhi rreth orës 03:00 të kohës lokale. Nuk është e qartë se pse ishin në një barkë në liqenin që është tërësisht brenda Turqisë.
Barka u fundos pasi u përmbys gjersa iu afrua qarkut Adilcevaz në Bitlis, në brigjet veriore të liqenit, tha zyra e guvernatorit.
Pesë persona janë gjetur të vdekur në vendin e ngjarjes e dy të tjerë ndërruan jetë në spital./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...