Atletico Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Edinson Cavanin për transferimin që pritet të ndodhë në janar.
Los Rijoblancos thuhet se do ta mbyllin transferimin e uruguaianit qysh në fillim të muajit të ardhshëm.
Kontrata e Cavanit me Paris Saint-Germainin skadon në fund të këtij sezoni, por ai do të kalojë në Wanda Metropolitano në një kontratë trevjeçare.
Me transferimin e sulmuesit, formacioni i Atleticos pritet të ndryshojë në një skemë 4-4-2.
Cavani pritet të jetë në sulm i shoqëruar me Diego Costan, e që në mesfushë gjenden Joao Felix, Saul Niguez, Partey dhe Koke.
Në mbrojtje gjenden Lodi, Hermoso, Gimenez e Kieran Trippier, e në portë është fantastiku Jan Oblak. /Telegrafi/

Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë