Pas 1 orë e 30 minuta ka përfunduar takimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë takim deputetët e rinj besohet të jenë informuar nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti rreth takimeve me LDK-në si dhe rreth seancës konstituive e cila do të mbahet nesër.
Pas takimit asnjë nga deputetët nuk kanë pranuar të flasin ndonëse duke u larguar Glauk Konjufca ka thënë se do të tregohet i tërë diskutimi përmes një komunikate për media.
” Do informoheni me vonë përmes një komunikate”, ka thënë ai.
Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se nuk beson se do të ketë takim mes VV-së e LDK-së gjatë ditës së sotme, raporton arbresh.info
“Nuk besoj se do të ketë takim sot”, ka thënë ajo.
E asnjë nga deputetët nuk kanë dhënë detaje nëse në këtë takim është vendosur për marrëveshjen mes LDK-së.
Kujtojmë se nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Tash kur kanë mbetur më pakë se 24 orë deri në fillimin e kësaj seance dy partitë VV e LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje shkaku i postit të Presidentit./arbresh.info/


Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...