Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, u ka dhuruar 342 sete librash në vlerë prej 50 eurosh nxënësve në Komunën e Pejës. Të gjithë këta nxënës ishin fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë.
Në njoftimin për media thuhet se me rastin e ndarjes së shpërblimeve, koordinatori Hoti theksoi rëndësinë e garës dhe të arsimit, duke thënë se komuna e Pejës ka qenë shembull i mirë i organizimit, e nxënësit kanë qenë pasqyrë e saj.
“Për herë të parë në Kosovë ne kemi shpallur 44,723 fitues prej një procesi garues nëpër të gjitha shkollat e Kosovës. Është angazhuar një armatë njerëzish që sot të kemi gjithë këta nxënës fitues që marrin shpërblime. Sot jam jashtëzakonisht i lumtur që ju dhuroj librat si shpërblim të mundit tuaj. Mos harroni se arsimi dhe edukimi është ajo që ju lartëson dhe është shkallë për të ngjitur majat e suksesit, andaj vazhdoni të ngjiteni sa më lartë”, tha Hoti.
Komuna e Pejës ka pasur 2404 nxënës fitues në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri. 38 në nivelin nacional, 215 në nivelin komunal dhe 2151 fitues në nivelin shkollor të garës.
Ceremonia e shpërndarjes së librave u zhvillua në Qendrën Rinore në Pejë, ku përveç zyrtarëve institucionalë, mësimdhënësve e nxënësve, të pranishëm ishin edhe prindërit.
Ditëve në vijim do të vazhdohet me shpërndarjen e librave nëpër komunat tjera.
Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj
Tensionet tregtare: Rubio takon Wang të Kinës, thuhet se ka ...
‘Trofeu Skënderbe 2025’, Edi Rama publikon pamje nga gara ma...
Rusia humb një tjetër figurë kyçe, Ukraina ia vret komandant...
Rrëmuja me parkingje në kryeqytet, komuna njofton se cilat j...
Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë,...