Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkoi masën e “detyrimit me paraqitje” për këngëtarin Aleksandër Gjoka.
Kështu, këngëtari është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura, mësohet se Aleksandër Gjoka i ka thënë gjykatës se ky ishte një rast i veçuar.
Aleksandër Gjoka u arrestua dje, rreth orës 00.15, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Në bazë të kodit rrugor, shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l./tch
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...