Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka thënë se nuk ka rivalitet me bashkëlojtarin, Neymar Jr.
Në kohën e fundit ka pasur disa spekulime se dy lojtarët janë në rivalitet për shkak të formës së tyre të mirë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, francezi e ka refuzuar këtë mundësi duke thënë se është shokuar kur ka dëgjuar për këto raportime.

“Njerëzit mendojnë se Kylian ka ndryshuar, por jo. Dua të jem i rëndësishëm për skuadrën. Më është dhënë mundësia dhe jam duke pasur avantazh”
“Kur erdha në Paris nuk kishte diskutime, Neymar ishte ylli i skuadrës. Erdha për të ndihmuar. Pastaj fitova Kupën e Botës dhe dëgjova për spekulimet që thonë për rivalitet. Isha i shokuar kur dëgjova”
Mbappe këtë sezon ka qenë në formë të mirë dhe ka shënuar 18 gola derisa ka kontribuar me nëntë asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...