Qeveria malazeze dërgoi sot një karvan me pajisje mjekësore dhe ilaçe për të pësuarit e tërmetit në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviç, shoqëroi karvanin me ambasadorin e Shqipërisë në Mal të Zi Ridi Kurtezi. Vlera e donacionit është 45.233 euro.
![]()
Hrapoviç tha se pas tërmetit në Durrës, qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për të siguruar ndihmë për viktimat. Ai po ashtu tha se Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar kolegëve nga Mali i Zi ndihmë në sigurimin e pajisjeve dhe pajisjeve të caktuara mjekësore.
“Ministria e Shëndetësisë organizoi një aksion grumbullimi, ndërsa shpërndarësit e furnizimeve mjekësore, pajisjeve dhe ilaçeve treguan gatishmëri për të ndihmuar. Ndihma jonë këtu nuk do të përfundojë dhe si shtet do të ndihmojmë për t’i rregulluar pasojat e tërmetit”, theksoi Hrapoviç.
Ambasadori Kurtezi falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë së Malit të Zi për ndihmën, si dhe të gjithë qytetarëve të këtij vendi për solidaritetin e treguar.
Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe mbi 900 të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...