Real Madrid ia ka bërë të qartë agjentit, Mino Raiolas se nuk dëshirojnë ta transferojnë klientin e tij, Paul Pogba në afatin e janarit.
Raiola bëri gjithçka për të transferuar Pogbanë në “Santiago Bernabeu” në afatin veror, mirëpo dështoi dhe është duke provuar ta realizoj këtë transferim në janar.
Mirëpo, sipas Marca, gjërat kanë ndryshuar te gjiganti spanjoll dhe “Los Blancos” nuk po mundohen ta transferojnë francezin në afatin dimëror.

Mesfushori, Fede Valverde po i impresionon të gjithë me paraqitjet e tij, gjë që ka bërë që klubi të mos mendojë për mesfushorin e “Djajve të Kuq”.
Për momentin, Reali është në vendin e dytë në tabelë, tri pikë me pak se Barcelona, mirëpo sot (e diele) do luajë kundër Athletic Bilbao./arbresh.info.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës