Kastro Zizo ka qenë i ftuar në “Pasditja Ime”, ku ndër të tjera ka folur për këngën “Asaj”.
Një përfaqësim emocionues në Festivalin e Këngës, për të cilin Kastro ka patur jo pak për të shpjeguar.
“Kam dashur t’ia dedikoja me herët, por vendosa që ta bëj në skenën e festivalit të madh. Nuk ia kam premtuar. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, mund t’i dedikoj edhe një film, një video, nuk jam i vetmi që kam humbur nënën por si mesazh qëndror kam dhënien e dashurisë ndaj nënës sa është ende në jetë, pasi më pas është vonë”, është shprehur Kastro.

Ai ka zbuluar se nëna nuk ka qenë fansja e tij më e madhe dhe se mes tyre kishte një raport të veçantë, disi të ftohtë por që përbrënda kishte një dashuri të madhe. “Ka pasur shumë momente që i kam krijuar probleme por nuk ia kam shprehur si duhet ndjenjat, dashurinë. Kam qenë arrakat e më ka bërë kritika, unë i besoja kritikat e saj”, ka thënë ndër të tjera, Kastro.
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...