Është finalizuar operacioni i koduar “Start”, i organizuar nga Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim.
Ky operacion u realizua në koordinim nga Interpol Tirana dhe përfundoi me kapjen në Durrës dhe Tiranë të një 33-vjeçari dhe një 26-vjeçareje, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës.
Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:
Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës, kërkon drejtësi për vik...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...