Ka mbaruar martesa në mes Teresa dhe Joe Giudice.
Yjet e “Real Housewives of New Jersey” u ndanë pas 20 vjetësh martesë, tha një burim për People të martën, njofton Klan Kosova.
Ndarja vjen pasi Joe pret një vendim përfundimtar në çështjen e tij të dëbimit pasi u urdhërua që të kthehet në Italinë pas 41 muaj burg për akuza të ndryshme mashtrimi.
“Ata diskutuan të ardhmen e tyre kur Tereza dhe vajzat shkuan në Itali në fillim të nëntorit dhe ata ranë dakord se secili duhej të vazhdonte më tej.
Ata po e bëjnë këtë në mënyrë miqësore dhe shumë ngadalë”, tha burimi.
Burimi i tha People se Joe ka pasë disa takime romantike, por Teresa jo.
“Ajo është e lumtur për Joe. Ata kanë qenë shumë miqësorë me njëri-tjetrin dhe ata ende e duan njëri-tjetrin ”.

“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...
Kurti thekson nevojën për opozitën, tregon se ka takuar Osma...