Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mbrëmë kishte takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi,i cili ka shkruar se janë pritur në rezidencën gjermane nga deputetët e Bundestagut Gjerman dhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Peter Bayer dhe Christian Shmidt si dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Bislimi ka bërë të ditur se me delegacionin gjerman, VV ka folur për ngecjet në formim të qeverisë.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, mbrëmë në rezidencën gjermane patëm një takim shumë konstruktiv me deputetët e Bundestagut Gjerman dhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, z. Peter Bayer dhe z. Christian Shmidt si dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt. Gjatë takimit, deputetët u interesuan për mbarëvajtjen e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, elementet kryesore të dakorduara në programin qeverisës si dhe për arsyet dhe pasojat eventuale nga ngecjet momentale në këtë proces. U potencua nga të dy palët rëndësia që ka finalizimi i suksesshëm i negociatave, në mënyrë që vullneti i shumëpërmendur i qytetarëve për ndryshim rrënjësor, në asnjë rrethanë të mos vihet në pikëpyetje./arbresh.info
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...