Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Romë një takim me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.
Në fokus të diskutimeve ishte organizimi i Konferencës së Donatorëve në funksion të Rindërtimit pas tërmetit dhe hapat e mëtejshëm në rrugën e integrimit europian.
Pas takimit, komisioneri për Zgjerim të BE-së, shkruan në Twitter se pati një takim të mirë me zotin Rama, ndërsa inkurajon vazhdimin e reformave në funksion të hapjes së negociatave me BE.
Postimi i plotë
Zhvilluam një bisedë të mirë me Edi Ramën në Romë ku rikonfirmuam rekomandimin e KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Është e rëndësishme që reformat të vazhdojnë. Pas tërmetit që preku muajin e kaluar vendin, BE po përgatit konferencën e donatorëve për vitin e ardhshëm.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...