Presidenti Ilir Meta publikon një tjetër video, që sipas tij, tregon shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvorani.
Duke e cilësuar si spoti i dytë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, kreu i shtetit ngre pyetjen se “Si shpjegohet që Dvorani shkel Kushtetutën, ligjin dhe del mbi vendimet e KED dhe i rrëmben kompetencat e Presidentit?”
Ndër të tjera, Meta shprehet se spoti i dytë iu jep sqarim shterues disa pyetjeve që lidhen me spotin e parë, ndërsa e akuzon Dvoranin se nuk ka publikuar 32 mbledhje të KED.
“Të dashur qytetarë, Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”, shkruan Meta.
Kujtojmë se përplasja mes Metës dhe Dvoranit nisi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku presidenti e akuzoi kreun e KED se ka shkelur Kushtetutën, duke mos respektuar radhën e përzgjedhjes së emrave nga institucionet përkatëse, përkatësisht 3 nga Presidenca, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë.
Pas përplasjeve të forta në distancë, Presidenti Meta paralajmëroi se do të publikonte edhe video, që sipas tij, përmbanin fakte përvëluese kundër Ardian Dvoranit.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...