Zyrtare, Kryesia e Kuvendit vendosë që seanca konstituive të mbahet më 26 dhjetor

12:03 | 18 Dhjetor 2019
A. B.

Edhe zyrtarisht Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet më 26 dhjetor.

Shpresoj që më këtë datë të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe të hapet një epokë e re e politikës tha i pari i Kuvendit, Kadri Veseli, raporton arbresh.info

“Me datën 26 në ora 15:00 do të mbajmë seancën konstituive dhe me datën 26 besoj se do të fillojmë një epokë të re të politikës në Kosovë.
Ai tutje ka shtuar se PDK do të jetë opozitë.

“Unë besoj në Zotin dhe në kombin tim. PDK do të jetë opozitë dhe do të jetë konsistent. Kosova duhet të ecë përpara”.

Në konferencën e fundit në krye të kësaj detyre, Veseli ka thënë se në mandatin e tij nuk është dëmtuar as një deputet.

“Në mandatin tim as një deputeti mandati nuk ju ka dëmtuar më shumë jam dëmtuar vetë gjatë mandatit tim”.

Veseli gjatë kësaj konference nuk ka lënë anash as pozitën e PDK-së pas 26 dhjetorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale