Ai është një nga artistët më të pëlqyer në trevat shqiptare dhe ndër më të kërkuarit në estradë.
Mozzik muajt e fundit ishte tejet i përfolur nga mediet rozë për ndarjen nga Loredana, shkruan portali arbresh.info
E sot është një ditë e veçantë për dy këngëtarët pasiqë sot feston ditëlindjen e parë vajza e tyre Hana.
Pas statusit emocional që bëri Loredana, është Mozzik ai që tani në një postim në Instagram ka uruar të bijën me disa fjalë tejet emocionuese.

“Sa shpejt shkuan 1 vjet, Urime vajza ime ditëlindjen tënde, ti sot nuk më kupton në këtë urim sepse ende je e vogël. Por kur do rritesh dashtë Zoti do e lexosh e do i kuptosh shumë gjëra! Të uroj shëndet e gjitha të mirat e jetës, Zoti qoftë me ty në çdo hap! Të don Baby yt i sinqertë”, ka shkruar Mozzik në urimin e tij.
Ndryshe, projekti i fundit nga Mozzik, “Zemra ime” u pëlqye tej mase nga fansat e tij, me ç’rast ka thyer rekord klikimesh. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...