Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se deri me datën 26 dhjetor kur do të mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të arrihet një marrëveshje për qeverisje.
Hoti tha se beson që do të ketë marrëveshje për seancën konsituive që do të mbahet me 26 dhjetor.
“Tentoj me besu që po, do të kemi marrëveshje për seancën konstituive. Do të ishte rezultat i keq nëse deri në atë ditë nuk do të kemi marrëveshje”, është shprehur Hoti në T7.
Tutje, ai tha se brenda asaj dite mund të mbahet dy mbledhje gjatë ditës.
“Gjatë asaj dite mund të kemi dy mbledhje, paradite për kryetarin e kuvendit, pasdite për formimin e qeverisë”, ka thënë Hoti.
Gjithashtu, Hoti tha se nëse LDK’ja nuk merr postin e presidentit, do të shkojmë në opozitë.
“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë Hoti.
Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga t...
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...
Dënohen me 75 vjet burg pesë të akuzuarit për 400 kilogramë ...
Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...