Sipas raportimeve, ish trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka pranuar ofertën për tu bërë trajneri i Evertonit.
Tekniku italian ishte shkarkuar javën e kaluar nga Napoli pasi fitoi vetëm një lojë në 10 ndeshjet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Pas disa viteve të shkëlqyeshme me Bayern Munich, Real Madrid dhe AC Milan, Ancelotti shpenzoi dy vite në Premierë Ligë me Chelsean.
Ish trajneri i Juventusit e ka bërë të qartë se dëshiron të rikthehet në kampionatin anglez dhe do pranojë mundësinë e parë që i ofrohet.

Nga ana tjetër, Everton ka qenë pa trajner që prej kohës kur shkarkoi Marco Silva derisa Duncan Ferguson arriti të fitojë katër pikë në dy ndeshje.
Mirëpo, klubi anglez ka pranuar se ka nevojë për trajner me eksperiencë si Ancelotii.
Ky i fundit ishte të hënën në Angli për të diskutuar marrëveshjen me Everton dhe sipas raportimeve ka pranuar një gjë të tillë.
Tekniku italian ka pasur mundësi edhe stolin e Arsenalit, mirëpo Metro.co.uk ka raportuar se Mikel Arteta do bëhet trajneri i “Topçinjve” në 48 orët e ardhshme./arbresh.info.
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...