Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman miratoi një ligj që i jep qeverisë më shumë kontroll mbi pronësinë e armëve, për të cilin politikanët u shprehën se do të ndihmonte në luftën kundër terrorizmit.
Ligji u miratua me mbështetjen e tre partive të koalicionit, Unionit Kristian Demokrat të kancelares Angela Merkel (CDU), Unionit Kristian Social (CSU) dhe Partisë Social Demokrate (SPD).
Ky ligj parashikon zgjerim të regjistrit kombëtar të armëve të zjarrit, duke e bërë më të lehtë për autoritetet gjurmimin e pronarëve të tyre.
Përveç kësaj, ligji parashikon kërkesa të reja regjistrimi për prodhuesit dhe shitësit e armëve dhe masa të tjera për parandalimin e armëve nga ekstremistët.
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...