Valon Berisha nuk po kalon nëpër një moment të mirë te skuadra italiane Lazio.
Mesfushori kosovar iu bashkua klubit italian në verën e vitit 2018 nga RB Salzburg, por pa arritur në asnjë moment të jetë i rëndësishëm në klubin kryeqytetas.
Trajneri Simone Inzaghi nuk e ka në plane reprezentuesin e Kosovës dhe ka kërkuar nga klubi ta nxjerr në shitje.

Drejtori sportiv Igli Tare ka vendosur ta largojë yllin shqiptar dhe tanimë ia ka caktuar edhe çmimin e largimit.
Lazio për ta lënë të lirë Berishën është duke kërkuar nëntë milionë euro.
Deri më tani nuk ka ndonjë ofertë për Berishën, por mediat italiane kanë raportuar se ekziston mundësia që ai të rikthehet në Salzburg. /Telegrafi/

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...