Kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se beson se BE do të përmirësoj gabimin dhe vendit do t’i jep datë për fillim të bisedimeve, ndërsa ka shtuar se, shpreson që brenda muajit janar, Spanja do ta ratifikoj Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.
“Unë besoj gabimin historik që u bë në fund të tetorit që e bëri Këshilli Evropian, së shpejti do ta korrigjojë, pasiqë të gjitha vendet anëtare të BE-së, gjithsej 28, përfshirë edhe presidenti Makron, kanë konfirmuar, se i kemi plotësuar të gjitha detyrimet dhe reformat. Diskutimi zhvillohet atje, besoj se për kohë të shpejtë do ta rrumbullaksojnë që përfundimisht ta sjellin vendimin për fillim të bisedimeve.”
Siç më informoi kolegu im Pedro Sançez, kryeministri i Spanjës se në fillim të janarit do të mund ta formojnë Qeverinë që në fund të janarit, me propozim të Qeverisë ta dorëzojnë protokollin në parlament për ratifikim dhe parlamenti deri në fund të janarit ta përfundon punën”, ka deklaruar Zaev, raporton shenja.
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...