Përdorimi i një tualeti publik nuk është një gjë shumë e këndshme dhe gjithmonë kemi atë merakun e pastërtisë. Mirëpo, kur keni ndonjë emergjencë jeni të detyruar ta përdorni.
Ka disa persona (sidomos vajzat) që e mbulojnë vendin e tualetit me një letër higjenike për të parandaluar që mikrobet të mos hyjnë në lëkurën tonë. Epo, disa studime sugjerojnë se kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë që keni zgjedhur për t’u ruajtur nga mikrobet. Pse?

Mësojeni më poshtë:
Në tualet ka kudo baktere, në mure, në dorezat e dyerve, madje edhe tek letrat higjenike. Letra thith lagështirën dhe është një mjedis i shkëlqyer ku bakteret mund të shumohen. Kështu që, kur e vendosni atë në bide dhe më pas uleni, në thelb, ju po uleni mbi mikrobe shkruan Revista Class
Çuditërisht, bideja nuk është vendi më i pisët në një tualet. Një mikrobiolog i quajtur Charles Gerba beson se sipërfaqet më të prekura paraqesin kërcënimin më të lartë. Për shembull, njerëzit kanë më shumë të ngjarë të prekin dorezat e dyerve, lavamanët, letrat higjenike me duart e tyre të palara, duke vendosur kështu mikrobe shtesë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...