Pedagogu Olti Rrumbullaku u emërua sot nga Rama në postin e zëvendësministrit të Arsimit.
Por pak orë pas këtij emërimi Taulant Muka publikon një artikull plagjiaturë të pedagogut Olti Rrumbullaku.
Ish-zv.ministri Muka ka publikuar artikullin, “VAT Threshold and Some Implications in Albania” te publikuar ne vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration”.
Sipas Mukës, artikulli shkencor i pedagogut Oltion Rrumbullaku i emëruar nga sot zv.ministër i Arsimit, është 100% e kopjuar, dhe i vetmi ndryshim sipas tij është zëvendësimi i valutës nga dollarë në lekë.
“Oltion Rrumbullaku, Zv. Ministri i Ri i Arsimit, me vetëm një artikull 100% kopje- ndërron vetëm valutën nga Dollar në Lek! Në databazën Google Scholar del se Oltion Rrumbullaku, i emëruar sot Zv/ Ministri i Ri i Arsimit, edhe pse është pedagog në Universitetin e Tiranës, të ketë vetëm një artikull “shkencor”- “VAT Threshold and Some Implications in Albania” të publikuar në vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration” (ISSN 1548-6591 October 2011, Vol. 8, No. 10, 1149-1155).
Nga një kërkim i shpejt, del se pjesa më e madhe e artikullit të z. Rrumbullaku të jetë 100% kopje e librit “The Modern VAT” nga Laim P. Ebril. I vetmi ndryshim, siç edhe mund të shihet në fotot, është zëvendësimi i Dollarit me Lek. Për më tepër, z. Rrumbullaku shkruan si konkluzione përfundimet nga një tjetër botim të Markos Abraha Gebre-Egziabher në një Universitet të Etiopisë.
Si mundet kjo qeveri të vazhdojë të tallet me shqiptarët? Kjo politikë është vrastare për arsimin, shkencën dhe të ardhmen e vendit”, denoncon Muka.
Mënjëherë pas këtij publikimi kanë vijuar replikat midis Rrumbullakut dhe Mukës.
Oltion Rrumbullaku: Taulant, më jep një email të të dergoj librin që kam me 340 faqe, ta kontrollosh pak. Libër që e kam punuar për 4 vite rresht dhe që i shërben mijëra profesionisteve të fushës.
Taulant Muka: Olti, prisja të komentoje rastin publik. Tashmë je në Ministri, keni software antiplagjiaturë të cilin e paguajmë ne qytetarët e Shqipërisë. Nuk mund të shkruash libra akademik kur nuk ke shkruajtur artikull, është “A”-ja në arsimin e lartë. Komenti jot tregon rëndësinë e postimit tim dhe nevojën urgjente që ka vendi për njerëz me eksperiencë në shkencë!
Oltion Rrumbullaku: Ka 7000 ish-studentë që dëshmojnë për punën time në auditor për kaq shumë vite. Një material i para 10 viteve që gjen online dhe që nuk ka shërbyer për asgjë, nuk të shërben. Kaq./monitor/

Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...