Republika Federale e Gjermanisë ka donuar tetë makina për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për tetë makina “Dacia Duster”, në vlerë të përgjithshme prej 129.200 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë donacion nga zv.ambasadori gjerman në Shkup Oto Graf, e ka pranuar zv.ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.
“Dua të falënderoj Gjermaninë për mbështetjen për MPB-në me këtë lloj donacioni. Me këto makina përmirësohet dukshëm operacionaliteti i policisë sonë, sidomos policisë kufitare”, tha Agim Nuhiu.
Ndryshe, deri tani Gjermani i ka dhuruar Maqedonisë mjete në vlerë të përgjithshme prej 1.082.285 eurove.
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...