Në Kosovë temperaturat kanë nënë nën minus.
Edhe bora e parë e mbuluar vendin ditë më parë, shkruan arbresh.info.
Ndërsa veç tani komuna e Fushë Kosovë ka nënshkruar kontratën që Institucionet arsimore dhe shëndetësore të furnizohen me lëndë djegëse.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet sot është data e planifikuar për nënshkrimin e kontratës me titull “Furnizim me lëndë djegëse – dru”.

Fitues i këtij tenderi ka dalë “Milaim Bejta B.I.” nga Prishtina me vlerë prej 35 mijë euro ose saktësisht 34.596 euro.
Aty bëhet e ditur gjithashtu se kishin pranuar dy tender ndërsa vlera tjetër e ofruar ishte më e madhe se ajo fituese, saktësisht 34.819,20 euro.
Në përshkrimin e kontratës thuhet se nga ky tender do të përfitojnë “Shkollat e Komunës së Fushë Kosovës dhe ambulanca ne fshatin Kuzmin”./arbresh.info/

Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...
PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativë...
9 nga 51 të intervistuarit ndalohen për “manipulim të votave...
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...