Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se dëshiron një zgjidhje të shpejtë për çështjen e Brexitit.
Britania këtë muaj mban zgjedhjet nacionale, dhe Macron kërkon që kur të formohet ekzekutivi i ri të zgjidhet sa më shpejt tema e lënë pezull e Brexitit.
“Do të duhet që të përshpejtojmë punët para zgjedhjeve”, ka thënë presidenti francez, pas takimit me presidentin e ri të Këshillit Europian, Charles Michel.
“Njëzet e shtatë drejtuesit europianë do të diskutojnë për Brexit të premten, pas zgjedhjeve legjislative të parakohshme, një rastësi me kalendarin”, sipas ish-kryeministrit belg.
“Në të gjitha rastet, do të jetë shumë e rëndësishme vazhdimi i metodës së ndjekur deri tani, që do të thotë uniteti i 27 vendeve, drejtimi unik i negociatave nga Michel Barnier, rigoroz në mbrojtjen e interesave tona pa hequr dorë nga presioni dhe duke respektuar, me Britaninë e Madhe, kushtet e konkurrencës”, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.
Charles Michel konfirmoi nga ana e tij rëndësinë e ndërtimit të një marrëdhënieje të ngushtë me Britaninë e Madhe që është një partnere shumë e rëndësishme për Bashkimin Europian.
Në mungesë të kryeministrit britanik, Boris Johnson, 27 vendet do të diskutojnë të premten për prioritetet e tyre në negociatat e ardhshme mbi marrëdhënien me Londrën, veçanërisht tregtare.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump