Ashley Young ka pranuar se nuk ka pasur dyshime për tu transferuar në Manchester United pavarësisht se ka pasur oferta nga Manchester City dhe Liverpool.
Young kaloi një sezon impresionues të Aston Villa pastaj u transferua te “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
Që nga transferimi në “Old Trafford”, 34-vjeçari ka bërë 257 paraqitje dhe ka fituar pesë trofe.
Ai tha se në momentin kur ka mësuar ofertën nga United nuk ka menduar dhe e ka pranuar ofertën.

“Agjenti me telefonoi dhe me tha, je në vitin e fundit të kontratës dhe ka disa klube të interesuara. Është Liverpool, City dhe United. Unë thashë se dua të njoh Sir Alex Ferguson”
“Nuk kishte vend tjetër në të cilin doja të shkoja. Për mua është vendi më i mirë. Sapo me tha agjenti për këtë gjë nuk u takova me Liverpool”
United ka filluar të gjejë formën më të mirë pasi në dy ndeshjet e fundit ka mposhtur Manchester City dhe Tottenham./arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...