Arsenali ka refuzuar kërkesën e ish-trajnerit Unai Emery për të transferuar tre lojtarë gjatë afatit veror.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Partey, sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha dhe mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire që në afatin veror ishte në Leicester City.
Sipas The Atheletic, Emery kërkonte përforcimin në mesfushë dhe pritej që Partey të transferohet në “Emirates”, por dështoi pasi Arsenali nuk ishte i gatshëm të paguajë 50 milionë euro.

Për të njëjtën arsye dështuan të transferojnë edhe dy lojtarët e tjerë Harry Maguire dhe Wilfried Zaha, transmeton portali arbresh.info.

Leicester për anglezin kërkonte 80 milionë euro, këtë të fundit e transferoi në klub Manchester United, ndërsa Crystal Palace për Zahan kërkoi 72 milionë euro.

“Topçinjtë” për momentin janë në formë zhgënjyese pasi nuk kanë fituar në nëntë ndeshjet e fundit gjithashtu kanë shkarkuar teknikun spanjoll.
Kujtojmë që gjatë afatit veror, Arsenali shpenzoi 130 milionë euro duke transferuar disa lojtarë, mirëpo nuk kanë arritur të gjejnë formën më të mirë te gjiganti anglez./arbresh.info.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...