Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se asnjëherë nuk ka dyshuar te mesfushori Naby Keita.
Keita u rikthye në formacionin e parë dhe arriti të shënoi të shtunën e kaluar në fitoren ndaj Bournemouth, transmeton portali abresh.info.
Sulmuesi me prejardhje nga Guineja u transferua te “Reds” për 52.75 milionë euro nga RB Leipzig në verë të vitit 2018, mirëpo ka luajtur vetëm 17 ndeshje në Premierë Ligë që nga ajo kohë.
Tenkiku gjerman ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dyshime te 24-vjeçari, por lëndimet kanë bërë që ky i fundit të mos këtë mundësi për të luajtur.

“Naby kishte lëndime, klubi është në formë shumë të mirë. Nuk jemi duke fluturuar, nuk kemi fituar të gjitha ndeshjet 4 – 0 ose 5 – 0, andaj duhet të merremi me mbrojtje”
“Naby pyeste se pse nuk po luan, andaj qëndruam në kontakt, kemi biseduar shumë për këtë gjë. Në fund duhet ti vërtetosh lojtarit se trajneri ka besim. Nuk kisha asnjëherë dyshime”
Liverpool vazhdon të jetë i pamposhtur në Premierë Ligë dhe ka arritur të arkëtojë 46 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë, i cili i takon Leicester Cityt./arbresh.info.
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...