Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në “Facebook” një video, ku shfaqet presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një fjalim, duke u shprehur se Turqia do të bëjë aq sa të mundet për të ndihmuar Shqipërinë pas pasojave të tërmetit.
Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shqiptare, Erdogan thotë mes tjerash: “Po të bashkojmë fuqitë, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë”.
Erdogan shpesh iu referohet shqiptarëve si vëllezër, ndërsa thotë se dy vendet tona janë mike, shkruan oranews.tv.
“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo pak, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë”.
“Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, thotë mes të tjerash Erdogan.
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartë...
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...